Detaje të reja janë zbuluar lidhur me kosovarin që dyshohet se është vrarë dhe djegur brenda makinës, e cila u gjet të shtunën në fshatin Derven të Fushë – Krujës.

Sipas gazetarit Spartak Koka, i cili raporton nga vendngjarja për “tvklan.al”, mjeti është në pronësi të shtetasit nga Kosova, me identitetin Xhaferr Osmani, rreth 57 vjeç, si dhe ka hyrë në Shqipëri me datën 29 Prill.

Ndodhemi në Derven, rreth 250 metra larg rrugës kryesore të automjeteve, ku policia ka evidentuar një makinë të djegur, siç e shikoni edhe në këto pamje filmike që i përcjellim drejtpërsëdrejti për Televizionin Klan. Sipas të dhënave paraprake, brenda automjetit janë gjetur mbetje trupore të një personi. Ende është e vështirë për të përcaktuar identitetin e viktimës. Sipas të dhënave paraprake nga policia dhe prokuroria, mësohet se mjeti është në pronësi të një shtetasi nga Kosova, me identitetin Xhafer Osmani, rreth 57 vjeç. Ky automjet, mësohet se është futur në  Shqipëri nga pika kufitare e Morinit me datën 29 Prill. Që prej asaj dite, nuk dihet se cili ka qenë itinerari i lëvizjes së Osmanit në Shqipëri. Dyshimet janë se mund të jetë ky shtetas, por do të jetë krahasimi i gjurmëve biologjike të viktimës dhe familjarëve të të dyshuarit nëpërmjet ekspertizës së ADN që do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me shtetasin Xhaferr Osmani ose jo”.

/tvklan.al