Aktorja dhe këngëtarja, Laura Nezha ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan ku rrëfeu historinë e saj të dashurisë. Nezha tha se sot ajo dhe i dashuri i saj biznesmen festojnë përvjetorin e 6-të të marrëdhënies së tyre.
“Ai nuk është pjesë e artit, profili i tij është tjetër gjë, ndaj edhe unë nuk kam dashur ta bëj publike marrëdhënien. Ai merret me biznes, nuk ka dëshira të jetë personazh publik dhe unë e respektoj këtë gjë. Është dëshirë e të dyve në fakt, nuk duam të jemi çift mediatik që përflitet. Ne kemi një lidhje shumë të qetë, sot bëjmë 6 vite. Kanë dalë disa foto nga inagurimi i Renatos ku ne u shfaqëm të dy bashkë. Ne nuk fshihemi nga asgjë, por nuk jetojmë bashkë. Kemi plane bashkë, por nuk e dimë kush do të jet hapi i radhës. Unë nuk jam e variantit klasik, nuk e ëndërroj fustanin e bardhë, dasmat nuk më emocionojnë më. Dua gjërat private”,
tha Laura.
/tvklan.al