Policia e Durrësit ka zhvilluar një operacion të koduar “The Shop” ku ka sekuestruar 32.4 kg kanabis sativa.
Droga ishte fshehur në një dyqan jo funksional në pronësi të 41-vjeçarit me iniciale L.C.
Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia dhe akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
/tvklan.al