Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit realizoi sot në orën 12:00, prishjen e objektit të katërt me shpërthim të kontrolluar në qytetin e Fierit.
Objekti ishte i lartë gjashtë kate dhe specialistët e IKMT hapën në trupin e tij 400 furnella (vrima,) ku u vendosën 8 kilogramë lëndë shpërthyese.
Për mbrojtjen e objekteve që ndodhen pranë nga shpërthimi u vendosën 3 mijë thasë me rërë.
Në një njoftim për mediat sqarohet se objekti i prishur është në vijim të aksionit të IKMT në Fier, në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit.
/tvklan.al