Është mjaft e vështirë të zbulosh se një person është futur për të vjedhur në shtëpi, por ta shikosh atë ndërsa qëndron mbi ty, ndërsa je duke fjetur qetësisht në divan, është diçka e tmershme.

Kjo është ajo që i ka ndodhur Jordan Buranskas dhe të dashurit të saj Jack Mackercher, në Chicago, SHBA.

Teksa dyshja ishte përgjumur në divan, një i panjohur i veshur me një bluzë me kapuç, qëndronte në shkallët e sipërme të shtëpisë, në pritje.

Kur u zgjuan ata kuptuan se çanta e saj mungonte, kështu panë kameran e sigurisë, që ishte vënë për të ruajtur dy qentë e tyre.

Ata janë tronditur kur kanë parë sesi burri kishte qëndruar për thuajse 15 minuta mbi kokat e tyre.

Sipas tyre, në video duket se si hajduti burri qëndron në pritje për 5 minuta, ndërsa çifti qetësisht fle në divan. Më pas largohet në brendësi të dhomës dhe rikthehet sërish dhe qëndron dhe 5 minuta të tjera.

111111111111111111111111

Policia po heton për një person, i cili është pikasur shpesh nga kamerat e sigurisë të zonës në tentativat për të hyrë nëpër shtëpi./tvklan.al