Lajme Arkiva 2003

Një telefonatë anonime në sallën operative të Policisë së Fierit ka lajmëruar se në tubacionin kryesor të naftës por rridhte naftë. Menjëherë një grup hetimor është nisur për të verifikuar telefonatën.

Vetëm pak metra larg rrugës Fier-Roskovec pikërisht në fshatin Zharrëz në pusin numër 42 ishte bërë një ndërhyrje në rrjetin kryesor prej nga ku vidhej naftë.

Burime që nuk duan të identifikohen, thonë se sasia e naftës që është vjedhur nuk mund të matet me saktësi, por shkon më shumë se 23 metra kub naftë.

Pasi janë kryer veprimet procedurale tubacioni është salduar duke iu rikthyer normalitetit. Mendohet se edhe incidenti i para disa ditëve, ku tubacioni kryesor u ça mund të jetë shkaktuar si pasojë e ndonjë ndërhyrje të këtij lloji për të vjedhur naftë, por nga autoritetet ndërmarrjes së naftës, incidenti u kualifikua si pasoje e amortizimit të rrjetit./tvklan.al