Emisioni “Opinion” u fokusua sërsh mbrëmjen e sotme te zgjedhjet lokale të 8 Majit. Rezultatet zgjedhore për pjesën më të madhe të bashkive tashmë janë fiksuar, ndërsa vijojnë të numërohen votat për këshilltarët.
Por beteja për Tiranën vijon të mbetet e paqartë, pasi rezultati do të jetë shumë i ngushtë. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, deri në nisjen e emisionit ishin numëruar 233,937 vota, nga të cilat 116,917 janë për kandidatin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 115,735 janë për kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, ndërsa 1285 janë për Hysni Milloshi.
Për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Lorenc Vangjeli, Artan Hoxha, Henri Çili, Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Preç Zogaj./tvklan.al