Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partia Demokratike duket se nuk do të nxjerrë para nga xhepi i saj për të sponsorizuar fushatën, për të do të mendojë komuniteti i biznesit. Megjithëse nuk janë gjetur ende individët apo firmat që do të derdhin paratë për kandidatët demokratë, bindja se biznesi do të mbështesë fushatën është e qartë.

Sipas kryetarit të PD për degën e Tiranës Vili Minarolli, komuniteti i biznesit do të preferojë kandidatët e PD, pasi ata do të marrin si shpërblim lehtësimin e procedurave burokratike në rast fitoreje.  

Vili Minarolli:- “Unë kam bindjen se do t’i gjejmë këto burime financiare dhe do të jenë sponsorizimet e vetë qytetarëve, të biznesmenëve, të komunitetit të biznesit, të cilët në funksion të interesave  të tyre, kundrejt një politike favorizuese për një biznes të ndershëm, konkurrencë të ndershme do të preferojnë kandidatët tanë dhe do të sponsorizojnë brenda hapësirave që i jep ligji në të tilla raste”.

Ndërkaq Minarolli nuk i trembet në ndonjë rast rrjedhjes së votave të paktën për kryeqytetin, pasi ato do të jenë të mjaftueshme për fitore të sigurt./tvklan.al