Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kandidaturat e PD në të gjithë vendin janë kandidatura të reja e të zgjedhura kryesisht nga shoqëria civile. Emrat që kanë konkurruar për kryetar bashkish dhe komunash në lokalet 2000 dhe që kanë humbur, sivjet nuk do të përfshihen në listën e personave që do të garojnë më 12 Tetor.

Vili Minarolli:- “Kandidaturat që kandiduan dhe humbën, nuk kanë qenë shumë të preferuara, nuk bëhet fjalë për Tiranën, për arsye se kandidaturat e Tiranës nuk humbën, ato u tërhoqën pas vendimit politik që mori Këshilli Kombëtar i PD”.

Gazetarja:- Për 11 minibashkitë e Tiranës, pse është vonuar?

Vili Minarolli:- “Sepse nuk ka asnjë gjë kështu esenciale, meqenëse Tirana është në Tiranë dhe duhej të përfundonim me bashkitë e tjera, që të fillohej puna nga ata, kurse në Tiranë puna është më e zgjidhur, strukturat janë më në punë, strukturat janë më të organizuara, kështu që nuk ka asgjë, nuk ka pasur asnjë pengesë, e vetmja gjë ka qenë të shqyrtojmë kandidaturat e rretheve, të bashkive të tjera dhe pastaj Tiranën këtu e kemi”.

Në përzgjedhjen e kandidaturave ka pasur edhe pakënaqësi nga degët e rretheve, ku nuk janë marrë parasysh emrat që kanë ardhur nga baza. Deri tani kanë përfunduar 90% e kandidaturave, mbeten për diskutim vetëm disa zona të lira, ku mendohet të bashkëpunohet me aleatët. Data 5 Gusht do të jetë afati i fundit i kandidaturave në të gjithë vendin./tvklan.al