Vazhdojnë ta përcjellin kontradiktat vizitën e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, në Maqedoni.

Gjatë qëndrimit në Shkup për presidentin Sejdiu nuk do të organizohet pritje solemne sikur për shtetas të tjerë, por ajo do të pritet pa ceremoni zyrtare.

Ljuben Tevdoski, zëdhënësi i presidentit të Maqedonisë, konfirmon se për presidentin Sejdiu nuk do të organizohet pritje solemne, por thotë se kjo është për shkak të faktit se vizita e Sejdiut është vizitë pune e jo vizitë zyrtare.

Ljuben Tevdoski: “Zoti Sejdiu do të pritet ashtu si i ka hije presidentit të një shteti mik. Bëhet fjalë për një vizitë pune dhe pritja do të bëhet ashtu siç e parasheh protokolli për vizita pune”.

Fatmir Sejdiu do të jetë presidenti i parë i një shteti që do ta vizitojë Maqedoninë pas zgjedhjes së George Ivanovit për president.

Zëdhënësi Tevdovski thotë se vizita e Sejdiut është konfirmimi i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

Ai nuk përjashton mundësinë që në këtë takim të caktohet edhe data e vendosjes se raporteve diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës./tvklan.al