Trajneri i Vllaznisë Agim Canaj me të mbërritur në Shkodër është shprehur i kënaqur për lojën e treguar nga skuadra e tij që solli dhe suksesin 2 me 1 në fushën e Koper. Canaj ka vlerësuar këto ndeshje të vështira pasi kundërshtari slloven ishte i përgatitur prej kohësh për eliminatoret e kupës UEFA.
Trajneri i shkodranëve tashmë e ka mendjen te sfida e kthimit ku do të përcaktohet edhe kualkifikimi.
Agim Canaj: “Për mua ka rëndësi që ne që nesër të mendojmë për ndeshjen e kthimit, sepse asnjëherë futbolli nuk jep garanci jep vetëm garanci puna, përkushtimi për të arritur një rezultat pozitiv që ne të na kualifikojë.”
Lojën e sllovenëve të Koper e ka quajtur të dobët vetë trajneri i tyre i cili në konferencën për shtyp i cilësoi të pafrytshëm si mbrojtjen dhe sulmin, ndeshja tjetër do të zhvillohet më 31 korrik në stadiumin Loro Boriçi./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku