Prej tre javësh studentët  e universitetit “Ismail Qemali” që sapo janë diplomuar në juridik vijojnë të protestojnë. Sot ata kanë dalë me një listë kërkesash drejtuar Ministrisë së Arsimit. Të mbledhur në një nga auditorët ku kanë bërë mësimin për katër vjet, studentët kërkojnë të marrin diplomën e nivelit të dytë, e cila u jep mundësi të ndjekin masterat e nivelit të dytë apo edhe të regjistrohen në magjistraturë. Me diplomën aktuale, asnjëri prej këtyre dy niveleve nuk mund të ndiqet.

Student: “Unë dua të përshëndes pikë së pari daljen publike të ministrit të ri të Arsimit dhe Shkencës, zotit Myqerem Tafaj, i cili ka deklaruar në një televizion publik se praktikisht neve kemi të drejtë në lidhje me kresat që kemi parashtruar ne peticion dhe gjithë veprimtarinë që kanë shoqëruar këto kërkesa.”

Student: “Diploma e 2008 përsa i përket brezit që ka qenë pararendës … do të ishte një diplomë ideale. Por duke mos pasur edhe besim mendojmë që kjo diplomë duhet të shoqërohet dhe me një suplement i cili ta ekuivalentojë, pra ky suplement ta ligjërojë atë që është thënë në ligj rreth këtyre diplomave.”

Studente: “Ne kërkojmë që përgjigja të kthehet sa më shpejt në mënyrë që të marrim parasysh dhe të vazhdojmë studimet e ciklit të tretë.”

Studentët kanë vendosur 22 shtatorin si afatin e fundit  për plotësimin e kresave të tyre nga ana e Ministrisë së Arsimit. Pas kësaj date ata kanë deklaruar se do të nisin grevën e urisë./tvklan.al