3 shkolla në  zonën e Shkodrës vazhdojnë të jenë të përmbytura e për pasojë në to ende nuk ka filluar mësimi. Në të gjithë qarkun e Shkodrës nga përmbytja u dëmtuan gjithsej 18 shkolla. Sipas ministrit të arsimit Myqeren Tafaj, këto shkolla janë vënë sërish në eficencë dhe mësimi ka filluar, ndërkohë po merren masa për zëvendësimin e librave të gjithë nxënësve në zonat e përmbytura.

Myqerem Tafaj: “Mësimi ka filluar në shkollat që nuk kanë asnjë problem dhe në klasat që nuk kanë asnjë problem. Kemi vetëm 3 shkollat ku akoma nuk ka filluar mësimi, është shkolla e Obotit, është një shkollë tjetër në Dajç dhe një shkollë në Velipojë. Janë rreth 800 nxënës gjithsej që nuk mund të bëjnë mësim në shkollat e tyre. Rreth 40 deri në 45 milion lekë të reja kushton rehabilitimi i shkollave të prekura në zonën e përmbytur. Drejtoria arsimore e Shkodrës ka kaluar në të gjitha shkollat, ka evidentuar saktë gjendjen e librave dhe do tu blihen librat menjëherë do tu jepen të gjithë nxënësve që i kanë humbur librat.”

Nxënësit që mësojnë në tre shkollat që vazhdojnë të jenë të përmbytura janë zhvendosur në shkolla të tjera për të mos humbur mësimin./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami