39-vjeçari James Sheen është deklaruar fajtor për vjedhjen e një tualeti të përbërë tërësisht prej ari 18 karatësh dhe me vlerë më shumë se 6 milionë Dollarë nga ndërtesa madhështore ku lindi lideri i kohës së luftës, Winston Churchill. Sheen, u deklarua fajtor për vjedhje, transferim të pronës kriminale dhe komplot.
Tualeti plotësisht funksional u instalua në Pallatin Blenheim në vitin 2019 si pjesë e një ekspozite të artistit italian, Maurizio Cattelan të quajtur “Fitorja nuk është një opsion”. Vepra e pazakontë e artit, e titulluar “America”, u vodh në Shtator 2019 të atij viti, vetëm disa ditë pas hapjes së ekspozitës. Sheen u paraqit në gjykatë me anë të video-lidhjes nga burgu Five Wells, ku po vuan dënimin me 17 vjet burg për vjedhje të ndryshme.
FOTO: Pallati Blenheim
Për vjedhjen e tualetit u akuzuan dhe 3 persona të tjerë, por ata janë deklaruar të pafajshëm: Michael Jones, 38 vjeç, nga Oksfordi, akuzohet për vjedhje. Frederick Sines, i njohur si Frederick Doe, nga Ascot dhe Bora Guccuck, 40 vjeç, nga Londra perëndimore, janë të dy të akuzuar për komplot për transferimin e pronës kriminale. Ata do të dalin në gjyq në Shkurt të vitit të ardhshëm./tvklan.al