Partizani rikthehet kampion në volejboll për meshkuj pas 38 vitesh pritje. Të kuqtë e drejtuar nga Ylli Tomorri fituan edhe finalen e tretë me Vllazninë, duke siguruar trofeun e 14 të kampionatit në histori. Ndeshja e luajtur të shtunën në Shkodër u mbyll me rezultatin 3 – 0 me sete.
Një lojë më me rivalitet në dy setet e para, ndërsa në të fundit volejbollistët e Partizanit nuk lanë shumë hapësira për gabime.
Më parë gjatë play-off të kuqtë eliminuan Skënderbeun dhe më pas Erzenin, kampion i sezonit të kaluar. Suksesi i ekipit të meshkujve i bashkohet atij të femrave të disa ditëve më parë, duke bërë që Partizani të marrë të dy titujt kampion këtë sezon.
Tv Klan