“Faleminderit për takimin! E vlerësoj thellësisht përkushtimin tuaj për të ardhmen e Shqipërisë në Union, si dhe perspektivën tuaj të veçantë për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit”, është ky reagimi i Presidentes së KE-së pas përmbylljes së vizitës së saj në vend.

Përmes një postimi në “X” ajo ka ndarë foto nga takimi me Presidentin e Republikës Bajram Begaj. Vlerëson këtë të fundit për kontributin e tij në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Tanimë, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut ku do takohet me autoritetet më të larta shtetërore.  Pjesë e turit të saj në rajon është edhe Prishtina, ku ajo do të shkojë më 26 Tetor për t’u takuar me Kryeministrin Albin Kurti e me Presidenten Vjosa Osmani.

/tvklan.al