Valentina Leskaj: “Ne kemi mbështetur të drejtën e presidentit në përzgjedhjen e kandidaturave. Kemi mbështetur procesin e hapur të bazuar në kritere për selektimin e kandidaturave, të cilat i ke i gjetur në përshtatje me kushtetutën, prandaj vendimi i grupit parlamentar të PS lidhur me 6 dekretet e presidentit për gjykatën e Lartë do të jetë pro.”
Paulin Strekaj: “Duke kërkuar një transparencë gjithnjë e më të madhe nga ana e kryeministrit për punën e qeverisë në përgjithësi dhe aktivitetin e çdo dikasteri në veçanti. Kishte ndryshime dhe në vend brenda qeverisë, brenda PD. Gjithsesi grupi është i mendimit të përkrahë me votat e tij kryeministrin dhe dekretet e presidentit. Duke vlerësuar përpjekjet e presidentit në bashkëpunim me Kuvendin, përpara se kandidaturat e reja të drejtuara prej tij për anëtarë të gjykatës së Lartë të votohen në komisione parlamentare. Grupi parlamentar i Qendrës fton të gjithë deputetët e Kuvendit të republikës së Shqipërisë të përkrahin dekretet duke respektuar integritetin dhe meritat reale të secilës kandidaturë./tvklan.al