Me foton e djalit 14-vjeçar në duar, Angelin dhe Florina Cani i janë bashkuar protestës së prindërve që u mbajt para Ministrisë së Arsimit, për zbardhjen e plotë vrasjes së fëmijës së tyre, fiks një muaj më parë pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.

Me dhimbjen e madhe për humbjen e djalit të saj, nëna kërkoi nga institucionet arsimore të mbajnë përgjegjësi për ngjarjen e ndodhur.

Të njëjtin apel bëri dhe babi i të miturit, Angelin Cani teksa kërkoi drejtësi nga autoritetet, për zbardhjen e plote të vrasjes.

Fillimisht qytetarët e prindër u mblodhën në shkollën “Fan Noli”, ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë. Ata ndezën qirinj në kujtim të 14-vjeçarit e më pas më pankarta në duar marshuan drejt Ministrisë së Arsimit.

Tv Klan