Elsiana Hidershaj, e njohur me emrin e artit Emmy është vajza 22-vjeçare që humbi jetën në dalje të një diskoteke të njohur në kryeqytet, ku askush nuk pa asgjë. Ngjarje të tilla kemi dëgjuar më së shumti në vendet fqinje, por të ndodhura në afërsi të komunitetit ku jetojmë krijojnë diskutime të gjëra për shkak të mistereve që mbeten.
Sapo doli në media lajmi se këngëtarja Emmy është përplasur ose shtypur nga një makinë, apo aksidentuar pa qëllim, të gjithë donin të dinë se kush ishte personi që drejtonte automjetin. Ai është Aziz Kelmendi, por ende nuk dihet se çfarë ndodhi në të vërtetë.
Për të diskutuar mbi ngjarjen tragjike në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Delina Fico, Elsa Ballauri, Jorida Rustemi, Anduena Llabani, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati./tvklan.al