I shpallur në kërkim për vrasjen e Elton Çiços

Gjykata e Posaçme vendosi të konfiskojë pasurinë e 46-vjeçarit Jani Alia, i shpallur në kërkim pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes me paramendim.

Pasuritë të cilat i kaluan shtetit me vendim të formës së prerë, janë 4 njësi, 2 objekte në proces legalizimi dhe 1 ullishte, të gjitha në pronësi të familjarëve të tij.

Sipas prokurorisë, këto pasuri nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të deklaruara prej familjarëve dhe dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal i 46-vjeçarit.

Hetimi pasuror për Aliajn nisi në 2020, pas referimit të bërë nga Operacioni Forca e Ligjit, e cila funksionoi përgjatë 1 viti dhe kishte synim identifikimim e pasurive të personave të inkriminuar.

Jani Alia është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços në vitin 2016 në Tiranë, në ambientet e një lokali.

Ngjarja rezultoi se kishte shkak përplasjet e nisura që në vitin 2000 në Greqi, ku Alia kishte vrarë mikun e Çiços dhe ky i fundit disa vite më vonë e plagosi atë në një burg në Greqi.

PASURITË E KONFISKUARA:

Njesi me sipërfaqe 27 m2,  shuma 29.000 Euro

Njësi me sipërfaqe 38.15 m2, shuma 41.000 Euro

Njësi me sipërfaqe 26.4 m2, “Palorto” Gjirokastër

Njësi me sipërfaqe 130 m2, “Palorto” Gjirokastër

Objektin në proces legalizimi. “Palorto”, Gjirokastër

Pasuria e llojit ullishte, me sipërfaqe 200 m2, Borsh, Sarandë

 Objektin Vila “Kav…….”, në proces legalizimi, Borsh, Sarandë.

Tv Klan