Një adoleshent ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Kukësit.

Burimet policore bëjnë me dije për tvklan.al se 16-vjeçari me iniciale E.M. u qëllua me thikë nga një tjetër moshatar me iniscialet R.M, 17- vjeç pas një sherri mes tyre.

Adoleshenti u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë. Të njëjtat burime thonë se autori i dyshuar i krimit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Policia kap brenda pak minutash autorin e dyshuar te nje vrasje me thike ne Kukes

Pak minuta me pare në shtetitoren e qytetit te Kukësit janë konfliktuar dy shtetas e në konflikt e sipër shtetasi R.M., 17vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.M, 16 vjeç, banues në Kukës.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Kukësit, ku ka gjetur vdekjen.

Falë veprimeve të shpejta, Policia lokale beri te mundur kapjen e autorit të dyshuar.

Ai eshte shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime mëtejshme.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar thika e dyshuar si e perdorur nga autori.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

/tvklan.al