Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Vrasje pas shpine e një tregtari fierak. Fadil Kaçamalli 42 vjeç, babai i tre fëmijëve është qëlluar nga ballkoni i një shtëpie dhe ka gjetur vdekjen me një plumb pas koke. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 minuta në afërsi të stacionit të trenit në Fier, duke terrorizuar qytetarët e tjerë që ndodheshin aty pranë.

Kaçamalli është përfaqësues i firmës Coca Cola në këtë qytet. Policia është vënë në lëvizje menjëherë dhe brenda 45 minutave ka arritur të zbardh ngjarjen duke identifikuar autorin dhe zbuluar motivet. Autori është Arben Gjordeshi, që ka qëlluar nga ballkoni i shtëpisë së tij, e cila ndodhet rreth70 metra nga vendi i vrasjes. Më pas autori është futur qetësisht brenda banesës.

Shefi i komisariatit të policisë së Fierit është shprehur, se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie dhe se vetëm para dy ditësh, autori dhe viktima ishin grindur me njëri-tjetrin. Gjordeshi është arrestuar nga policia dhe po punohet për dokumentimin e krimit./tvklan.al