Presidenti serb, Alleksandër Vuçiç është kthyer për në Beograd. Në mbrëmje pritet ti drejtohet kombit dhe ta bëj të ditur vendimin e tij nëse do të shkoj apo jo në Kosovë përfundimisht. Kjo situatë ka shkaktuar dyshime edhe për sigurinë e tij. Fillimisht u tha se problemi ishte Liqeni i Gazivodës dhe më pas Lugina e Preshevës.

Optimizmi i tepruar i ka dhënë fund kuptimit të çdo tentimi perëndimor, thotë Dushan Janjiç, i Forumit për marrëdhënie ndëretnike. Dialogu do të shtyhet për muaj të tërë.

Dushan Janjiç, Forumi për marrëdhënie Ndëretnike, Beograd:

Kjo vë në pyetje edhe tentimet e Berlinit dhe të gjitha qendrave të tjera se duan Ballkanin Perëndimor në BE. Po të mos ishte kështu Mogherini nuk mund të kishte një vlerësim kaq të dobët dhe ta udhëheq kështu dialogun. Kjo ka lejuar lojëra në traditë ballkanike. Kështu konflikti i ngrirë do të vazhdojë me muaj apo edhe vite.

Ai thotë se vizita e presidenti serb në Kosovë tani nuk ka kuptim dhe mundësia e zgjedhjeve edhe në Serbi, por edhe Kosovë mund të duket si tema e ardhshme.

Dushan Janjiç, Forumi për marrëdhënie Ndëretnike, Beograd:

Çfarë mund të tregoj Vuçiç tani, që është I guximshëm apo provokator. Të tregojë se në mënyrë indirekte bashkëpunon me Thacin? Nuk e besoj. Nuk mund të shkojë dhe të mos shpalosë tërë idenë pasi pritjet janë rritur.

Shtypi serb thotë se ende ekziston një mundësi e vogël për ta parë Vuçiç drejt Kosovës, por gjithçka është e paqartë.

Tv Klan