Katër ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, Ambasadori Amerikan në Tiranë, John Withers, ju drejtua me një mesazh politikës shqiptare, duke i kërkuar të angazhohet maksimalisht për përmbylljen e procesit zgjedhor i cili është në fazën përfundimtare.

John Withers: “Shqipëria është tani në fazën përfundimtare të zgjedhjeve të rëndësishme parlamentare, numërimi zyrtarë të votave dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare. Unë i bëj thirrje drejtuesve politik shqiptar që të mbajnë në mend fjalët e senatorit McCain, ndërsa siç edhe e pres ky proces të përfundoj në një mënyrë të rregullt jo partiake dhe profesionale, që dhe ju të gjeni kompromiset e domosdoshme për të kapërcyer dallimet tuaja dhe ju të motivoheni nga dëshira për t’i lënë fëmijëve dhe nipërve tuaj një Shqipëri më të mirë, më të fortë se ajo që trashëguat”.

Këtë apel zoti Withers e bëri në ceremoninë e organizuar me rastin e 233 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, në të cilin marrin pjesë dhe Presidenti Topi, Kryeministri Berisha dhe Kryesocialisti Rama./tvklan.al