Ky është i vetmi gol i shënuar nga Taulant Xhaka për 2018, dhe kandidat për golin më të bukur të vitit që lamë pas në Ligën Zvicerane.

Mesfushori i Kombëtares e realizoi në sfidën e kampionatit të kaluar ndaj Young Boys, duke ndihmuar ekipin e tij të marrë pikë në Bernë. Ky gol është pjesë e një ankete që do të votohet në faqen zyrtare të në internet Ligës Zvicerane të Futbollit prej 18 Janarit.

Fituesi i kësaj ankete do të shpallet më 28 Janar në Lucernë. Mes tyre janë edhe shqiptarë të tjerë. Arjan Qollaku, mbrojtësi i cili aktivizohet me Schaffhausen dhe është grumbulluar në të kaluarën me Kombëtaren Shpresa. Në listë janë edhe shqiptarët Egzon Kllokoqi e Pajtim Kasami, të cilët janë me pasaportë zvicerane.

Tv Klan