Xherdan Shaqiri e ka mbyllur karrierën në përfaqësuesen e Zvicrës. Lojtari me origjinë nga Gjilani ka luajtur për helvetë prej 14 vitesh duke regjistruar 125 ndeshje dhe 32 gola.
Golat e tij të shënuar për përfaqësuesen e Zvicrës shpesh janë konsideruar si spektakolare. Me një tjetër gol të bukur në ndeshjen ndaj Skocisë, ai i bë lojtari i vetëm që shënon në 6 turne të mëdhenj (Europianë dhe Botërorë).
Media zviceriane shkruajnë se pritet një largim i tij pasi trajneri aktual i helvetëve, Murat Yakin nuk e preferoi shumë 32-vjeçarin.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me Zvicrën dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirë kombëtares”, ka shkruar Shaqiri./tvklan.al