Federata Zvicerane e Futbollit ka reaguar përmes një njoftimi pas tërheqjes së Xherdan Shaqirit nga ekipi zviceran i futbollit. Federata Zvicerane e Futbollit ka falënderuar Shaqirin për kontributin e dhënë në fanellën e Zvicrës.
“Dëshirojmë të falënderojmë për paraqitjet e shumta e të paharrueshme, golat dhe asistimet e mrekullueshme në ekipin kombëtar dhe t’i urojmë të gjitha të mirat dhe shumë suksese në të ardhmen. Me lojën dhe golat tuaja ju keni prekur dhe pushtuar zemrat tona dhe zemrat e tifozëve”, – shkruhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës.
Shaqiri bëri debutimin e tij për Zvicrën në mars 2010 në një miqësore kundër Uruguait në St. Gallen. Ai shënoi golin e tij të parë gjashtë muaj më vonë në Jakob-Park të Bazelit në humbjen 3:1 kundër Anglisë. Ndaj të njëjtës përfaqësuese ka dhënë një emocion të jashtëzakonshëm këtë europian, kur si zëvendësues në çerekfinalen e Euro 2024, në minutën e 118-të, goditi traversën nga goditja e këndit.
Shaqiri luajti për Zvicrën në Kampionatin Evropian të Gjermanisë dhe shënoi golin e barazimit 1:1 në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Skocisë.
Ky gol e bëri Shaqirin lojtarin e vetëm që ka shënuar të paktën një gol në çdo Botëror dhe Kampionat Evropian që nga viti 2014.
“Një pjesë e madhe e historisë së Zvicrës lidhet me Shaqirin. Mesfushori ka qenë njeriu i momenteve të veçanta në vitet e fundit”, – shkruan Federata Zvicerane e Futbollit. Me 125 ndeshjet e tij, Shaqiri është lojtari i dytë i Zvicrës me më shumë paraqitje pas Granit Xhakës. Por Shaqiri është i pakrahasueshëm kur bëhet fjalë për golat e Zvicrës në finale. Ai shënoi dhjetë herë në Kampionatet Botërorë dhe Evropianë.
/tvklan,al