Xhesika thotë se ka dalluar tatuazhet te krahu i Denisit gjatë spotit të “Love Island” dhe menjëherë ka vënë në dijeni produksionin. Sot në “Rudina” në Tv Klan, ajo shprehet se nuk u fut brenda vilës me qëllimin për t’u ribashkuar me Denisin, por ndjenjat ishin tepër të forta.
-Xhesika kur ti hyre, e dije që Denisi ishte aty brenda apo jo?
Xhesika: Jo. Kur hyra e dija që ishte në vilë, sepse kur doli teaser video, unë i njoha tatuazhet që ai ka te krahu.
-Vërtet?!
Xhesika: Dhe i shkruajta produksionit, thashë “uaa nuk ka mundësi!”. Dua të sqaroj diçka sepse nga videoja kam njohur një çun që unë e njoh jashtë. Produksioni më falenderoi që i vura në dijeni. Pastaj unë kisha ca probleme të miat, sepse unë e kisha për t’u futur që në fillim, tek dhjetëshja e parë. Por, nuk munda. Unë kisha parë vetëm një pjesë të trupit të Denisit në spote. Pastaj Denisi hyri si bombshell, unë i kisha zgjidhur ato problematikat e mia shëndetësore dhe pata një kontakt me produksionin që më thanë “Xhesika dyert i ke të hapura po të duash.”
Unë hyra me mendimin që rrugëtimi im me Denisin kishte mbaruar, sepse thjesht isha një vajzë e lënduar. Personin që unë e doja kaq shumë nuk kisha më mundësi që të rrija me të. Edhe produksionit i thashë nuk është ai ndër personat në të cilët dua të përqendrohem, por një situatë kurrë nuk mund ta përshkruash po nuk u përjetove. Unë kur u futa aty brenda dhe pashë sytë e këtij, vetëm unë e di rrahjet e zemrës time se si po shkonin…./tvklan.al