Lajme Arkiva 2003

Një telefonat në aplikacionin YAPS dhe menjëherë të ofrohet shërbimi që kërkon në familje, madje këta të rinj janë punësuar pranë këtij fondacioni dhe shpërndajnë postën në institucione. Ky projekt social është pasuar nga të tjerët me programe trajnimi për të rinjtë e braktisur apo edhe me probleme sociale të ndjekin studimet që u vlejnë për të fituar një vend pune më vonë .

Këtë herë është UNICEF, ai që organizonte edukimin e 48 studentëve të sponsorizuar nga Vodafone. Të rinjtë u trajnuan për matematik, anglisht, kompjuter dhe aftësi të komunikimit në biznes, për ti dhënë shans në formimin profesional të tyre.

Studente: Mu dha mundësia dhe fati të filloja këtë kurs. Quhem me fat. Quhem me shumë fat.

Gazetarja: E keni mundësi punësimi?

Studente: Po edhe mundësi punësimi ka sepse normalisht është një kurs shumë perfekt dhe shumë i mirë.

Gazetarja: Ju ku mund të punoni me këtë që keni bërë?

Studente: Me këtë mund të punosh në administrim, në marketing, edhe në sekretari.

Studente: Është një mundësi punësimi më e lehtë se sa ndonjë tjetër që se ka bërë.

Kjo është hera e parë që biznesi privat shqiptar ofron dhe investon në programe humanitare.

Arta Dade: Në qoftë se ne çështjes së trafikimit të qenieve njerëzore i adresohemi si një çështje policie me këto programe, me projektet e formimit profesional, me projektet e punësimit, me projektet e rehabilitim, riintegrimit ne i adresohemi dimensionit human, dimensionit social dhe njerëzor të çështjeve të trafikimit. Kjo është një mundësi arsimimi dhe punësimi i të rinjve me mundësi të pakta ekonomike dhe shkollimi./tvklan.al