Ylli Bufi: “Veprimi i largimit të përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane nga llozha e caktuar për këtë qëllim në sallën e seancave plenare është tërësisht në kundërshtim me praktikat parlamentare që garantojnë transparencën e nevojshme të procesit legjislativ dhe një incident i pakuptimtë në marrëdhëniet e bashkëpunimit të mirë që Kuvendi i Shqipërisë dhe institucionet e shtetit shqiptarë kanë vendosur me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian. Me cilësinë e nënkryetarit të kuvendit dhe si përfaqësuesi i opozitës, unë do të kërkoj nga byroja e kuvendit, nga konferenca e kryetarëve, si dhe nga kryetarja e kuvendit marrjen e masave të nevojshme që incidente të tilla të mos përsëriten dhe të garantohet transparenca e nevojshme në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Opozita e konsideron këtë si pjesë të misionit të saj në luftën politike që ajo ka zhvilluar”./tvklan.al