Ylli i muzikës “Country”, Garth Brooks është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual në një padi të ngritur në një gjykatë në Kaliforni. Referuar padisë, akuzuesja, e cila përdor pseudonimin “Jane Roe” punonte si parukiere dhe grimiere për këngëtarin, kur ky i fundit abuzoi seksualisht me të.
Ajo pretendon se gjatë periudhës që punonte për këngëtarin nga 2017-2020, ky i fundit i bënte herë pas here komente të papërshtatshme. Në Maj 2019, akuzuesja pretendon se Brooks i kërkoi asaj të udhëtonte me të në avionin e tij privat për çmimet “Grammy” në Los Anxhelos.
Kur mbërritën në hotel, Brooks kishte rezervuar vetëm një suitë të vetme me një dhomë gjumi që të dy ta ndanin. Por, ajo pretendon se në suitën e hotelit Brooks u shfaq i zhveshur dhe më pas abuzoi me të. Pasi këtij rasti, “Jane Roe” thotë se sulmet seksuale të Brooks ndaj saj nuk kishin të ndalur.
Nga ana tjetër, Brooks tha se “Jane Roe” kishte ngritur akuzën pasi ai refuzoi kërkesën e saj për punësim me rrogë dhe përfitime mjekësore. Mbrojtja e këngëtarit pretendon se akuzat janë të pavërteta dhe një kërcënim i krijuar për të shkaktuar dëm në reputacionin, familjen dhe karrierën e tij./tvklan.al