Pas afro 10 muajsh Prorkuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë për vrasjen e 50-vjeçarit, Pëllumb Metës. Të akuzuar për këtë krim të rëndë janë dy djemtë dhe vajza e tij.
Vajza 19-vjeçare dhe vëllai i madh Hyseni do të gjykohen nën akuzën vrasje me paramendim, ndërsa mbi vëllanë tjetër rëndon akuza fshehje e kufomës.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 Shkurt në Shën Avlash të Durrësit ndërsa ende nuk janë zbuluar shkaqet e krimit. Prokuroria thotë se Hygerta dhe Hysen Meta akuzohen se kanë vrarë të atin. Ata në bashkëpunim më pas me vëllain e vogël groposën trupin e të atit në sallën e bagëtive.
Hysen Meta deklaroi në gjykatë se babai u vra me pistoletë nga e motra, Hygerta, krim i cili u pranua më pas prej saj.
Vajza deklaroi se sherri nisi pasi prindërit kërkonin ta fejonin me çdo kusht.
Më 13 Shkurt djali i madh, Hyseni denoncoi në polici humbjen e babait të tij. Por pas dyshimeve të policisë, u arrit të zbulohej krimi pas disa ditësh.
Klan News