Ylli i Netflix Olga Bednarska është ndaluar nga policia në aeroportin e Manchester. Siç raportohet në mediat e huaja, 27 vjeçarja udhëtoi nga Tajlanda me dy valixhe të mëdha, brenda të cilave u gjetën plot 40 kg kanabis.
Blogerja polake, të cilën e kemi parë në “Too Hot to Handle” ka deklaruar se valixhen ia kishte thënë një djalë i quajtur “Tex”. Sipas saj, ai i pagoi fluturimin dhe i kërkoi që të sillte rroba dhe aksesorë nga Puket. E pyetur pse pranoi ta bënte një gjë të tillë, ajo ka deklaruar se do të merrte 18 mijë euro nëse do t’i transportonte ato.
Ajo madje pretendoi se valixhet me kod ia kishin sjellë në aeroport. Policia gjeti drogën me vlerë 157 mijë euro poshtë rrobave të saj.
Edhe pse u arrestua më vonë e u shpall fajtore për mashtrim e transport të lëndës narkotike, ajo është lënë e lirë me kushtin që të paguajë një shumë të majme parash.
/tvklan.al