Një depozitë e madhe ari, që përllogaritet se mban rreth 380 ton ar, është zbuluar në Kinë. Lajmi u bë i ditur të martën nga në një konferencë për shtyp nga
Shandon Gold Group
.
Sipas mediave lokale, kjo minierë që gjendet në lindje të Kinës, është më shumë se 2 mijë metra e gjatë dhe 67 metra e gjerë. Me kapacitet të plotë, ajo mund të prodhojë ar për 40 vjet.
Miniera ndodhet në provincën Shanding, një rajon i njohur për depozitat e mëdha të arit në vend.
Kina është e pesta në botë për rezervat e mëdha të arit, pas SHBA, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.
Miniera përllogaritet të ketë ekuivalenten e 20 përqind të 1843 ton rezerva ari të vendin.
Në Korrik të 2015 –ës, Kina i dha fund misterit 6 vjeçar sesa ar kishte, duke zbuluar një rritje me 57 përqind në rezerva, që prej 2009 –ës kur kishte dhënë informacion.
Në Nëntor të atij viti, ekonomia e dytë më e madhe në botë tha se kishte zbuluar një tjetër depozitë të madhe të arit, nën shtratin e detit lindor të Kinës.
Në atë kohë, mediat kineze deklaruan se kjo depozitë ndodhej në një thellësi prej 2 mijë metratsh dhe përmbante 470.47 ton ar, që e bën atë edhe më të madhe se miniera e zbuluar këtë javë./tvklan.al