Një hetim disa mujor i Prokurorisë së Tiranës dhe sektorit të krimit ekonomik në kryeqytet ka zbuluar një skemë mashtrimi me TVSH ku në akuzë janë vënë 4 persona.

Një prej tyre është vënë në pranga pasi për të gjykata kishte miratuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa 3 të tjerët janë lënë në detyrim paraqitje.

Nga hetimet e kryera këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë krijuar shtetit një dëm në vlerën e 53 milionë Lekëve.

I arrestuari Serxho Mahmutaj dyshohet se ishte në krye të kësaj skeme mashtrimi ku përmes tre personave të tjerë, të cilët merreshin me tregti, kishte krijuar 3 subjekte.

Sipas prokurorisë këto njësi  kanë funksionuar si ‘nipte shëtitës’ dhe të gjitha të ardhurat e përfituara nuk i kanë deklaruar plotësisht duke shkaktuar një një dëm në vlerën e 53 milionë lekëve.

Pjesë e hetimit që po kryhet lidhur me këtë rast janë dhe persona të tjerë, të cilën përfaqësojnë subjekte të tjera tregtare, studio kontabiliteti, si dhe funksionarë të administratës shtetërore.

Tv Klan