3 surpriza plot emocion për Jetin sonte “Në Kurthin e Piter Pan”. Një mesazh nga i ati i cili ndodhet në Gjermani, një letër nga e ëma dhe ‘qershia mbi tortë’ dy gjyshërit e tij. Edhe moderatorja Alketa Vejsiu nuk i mbajti dot lotët, aq sa iu desh të ndërpriste leximin e fjalëve aq të ndjera.


Alketa Vejsiu: Jetmir, zemra nanës! Krenaria e familjes tonë. (Përlotet) Lexoje më mirë vetë.

Jeti: Nipi i parë në familje tonë, fjalët janë të pakta të shkruajmë për dashurinë që kemi për ty. Ti na ke bërë gjyshër, na mbushe jetën plot me gëzime. Kërkoje mendim e ndihmë nga ne, qëndruam prapa teje për të të mbështetur në çdo hap tëndin. Sot jemi me kokën lart për suksesin tënd, për çdo triumf tëndin. Na e ke shpërblyer. Bukën s’do e hanim, veç ti të rriteshe mirë. Rrugët e tua asnjëherë nuk kanë qenë të lehta, por ti ia dole. Puna jote e pandalshme, rrugëtimin tënd në “X Factor” e kemi ndjekur me shumë dashuri. Zëri yt i veçantë mahniti gjithë publikun, brohoritjet për ty Jeti jonë na mbushnin zemrën me gëzim. Fitoret e tua na bëjnë të ndihemi gjyshërit më të lumtur në botë. Të duam Jeti jonë, kur të mos jemi më në këtë jetë, nuk duam të na kujtojnë me emrat tanë, por si gjyshërit e Jetit.


Këto fjalë kaq të bukura, e patën kulmin me përqafimin e Jetit me gjyshen e tij e cila si gjithmonë nuk mungon në asnjë moment të tij. Ajo i puthi duart në shenjë dashurie, e Jetmiri u ul në gjunjë duke i treguar kështu se sa shumë e vlerëson gruan që e rriti./tvklan.al