“Deri tani çdo gjë ka qenë korrekt, jemi paraqitur pjesa më e madhe e komisionerëve në orën 6, kemi hapur derën, vulat kanë qenë siç i kemi vendosur mbrëmë, asnjë lloj problemi deri tani. Kemi filluar korrekt votimin në orën 7:00.”

Menada Zaimi: “A ka patur shtetas të cilët kanë ardhur dhe nuk e kanë gjetur vetën në listë?”

“Deri tani nuk ka patur asnjë shtetas, të gjithë  që kanë ardhur ka gjetur emrat në listë, çdo gjë kalon ok.”

Menada Zaimi: “Ju jeni përfaqësuese e ?”

“Partisë Demokratike.”

Menada Zaimi: “Nënkryetarja besoj është përfaqësues e PS, ju çfarë keni konstatuar që me hapjen e procesit të votimit?”

“Çdo gjë ka qenë në rregull, ne kemi ardhur si komisioner në orën 6. Kemi bërë të gjithë proceduarat sipas manualit të KQZ-së dhe në orën 7 ka filluar votimi, çdo gjë ka qenë në rregull.

Menada Zaimi: “As probleme me listat e votuesve?”

“As probleme me listat, as një problem.”

“Procesi ka nisur normalisht sipas gjithë orareve të përcaktuara, në orën 7 u hap kutia e votimit sipas gjithë rregullave të përcaktuara në kodin zgjedhor.”

Menada Zaimi: “A ka patur zgjedhës të cilët janë ankuar që nuk e kanë gjetur ende emrin në lista?”

“Jo deri në këtë moment asnjë zgjedhës nuk është ankuar.”

Menada Zaimi: “Ju cilën forcë politike përfaqësoni?”

“Unë përfaqësoj PD-në.”

Menada Zaimi: “Zotëri ju përfaqësoni?”

“Përfaqësoj PS-në, jam nënkryetar. Deri tani ka vajtur normalisht nuk ka asnjë pretendim nga qytetarët e ardhur, numrat janë në rregull, qytetarët vijnë në rregull, votojnë në rregull nuk ka asnjë problem.”

Menada Zaimi: “Ju ndonjë problem me materialet që duhet të vinin në qendër?”

“Jo, deri tani jo.”

Menada Zaimi: “Kemi monitoruar procesin e votimit në 3 qendra votimi këtu në kryeqytet që i përkasin njësisë bashkiake më të madhe në Tiranë, asaj me numër 5. Kemi monitoruar qendrat e votimit 1831, 1832 dhe 1831/1 gjithçka po zhvillohet normalisht, zgjedhësit janë pranë qendrave të votimit, ata po votojnë normalisht, nuk identifikohet edhe nga komisionerët e qendrave të votimit të cilët janë reduktuar ndjeshëm në numër, vetëm 7 të tillë nëpër qendra votimi në bazë të kodit të ri zgjedhor. Asnjë problem me dokumentacionin e mbërritur nga KQZ apo asnjë problem nga votues të cilët nuk e gjejnë veten e tyre nëpër listat e zgjedhësve. Ajo çfarë pamë është se votohet vetëm me dy dokumente ashtu siç paracaktohet edhe në kodin elektoral me pasaportën kombëtare të vlefshme sigurisht si dhe me kartën e re të ID.”/tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi