Bamir Topi: “Së pari ju përshëndes, nëpërmjet jush përshëndes të gjithë popullin shqiptar kudo ku ai ndodhet, në Shqipëri në diasporë dhe jam i bindur që të gjithë sot janë të fokusuar tek zgjedhjet e përgjithshme politike në Shqipëri. E kemi thënë në mënyrë të vazhdueshme sot e ripërsërisim, bile do thoja është momenti më sinjifikativ për ta përsëritur që këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për Shqipërinë, janë zgjedhje të cilat do ti japin patjetër në mënyrë definitive rrugën drejt BE-së për Shqipërinë. Kam rastin që të jap një mesazh publik, të gjithë duhet ta vlerësojnë këtë ditë të rëndësishme si një stad të ri të rëndësishëm të demokracisë se gjithë duhet të marrin pjesë në votime. I bëj apel të gjithë partive politike që ta kalojnë këtë ditë me mesazhet e duhura, i bëj thirrje komisionerëve, simpatizantëve që të ushtrojnë të drejtën e votës. Ne duhet të demonstrojmë sot që jemi një vend që kemi arritur në një stad të rëndësishëm të demokracisë, që dëshirojmë të konsolidojmë demokracinë dhe të kemi mundësi që pas këtyre zgjedhjeve sikurse kam thënë edhe herë tjetër rruga drejt BE-së të jetë një rrugë e hapur, njerëzit të lëvizin të lirë dhe shumë shpejt patjetër të jemi pjesë edhe zyrtare e familjes së madhe Europiane.”/tvklan.al