Menada Zaimi: “Ka dhënë një informacion shumë të rezervuar për mediat Janes Lenarcic drejtori i ODIHR, pas një vizite që ka pasur në shkollën 9-vjeçare “Hasan Prishtina”, ku po zhvillohet procesi i votimit këtu në kryeqytet, Janes Lenarcic ka dashur të theksojë se janë të paktën 400 vëzhgues të këtij misioni të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, të cilët po mbledhin informacion të detajuar lidhur me ecurinë e këtij procesi zgjedhor. Por ajo çfarë theksoi Lenarcic është se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shpreson që ato të zhvillohen sipas standardeve ndërkombëtare. Ndërkohë nesër pritet të ketë edhe një raport paraprak të misionit të ODIHR-it në Shqipëri.”

Gazetare: “Pas 5 orë proces votimi a keni identifikuar në terren shqetësime, probleme nga vëzhguesit tuaj që keni shpërndarë apo nga subjektet politike?”

Janes Lenarcic: “Për momentin është shumë herët të japim vlerësime siç e dini nesër do organizohet një konferencë për shtyp bashkë me partnerët tanë ku do jepen dhe vlerësimet, pra vetëm nesër tani është shumë herët.”

Gazetare: “Megjithatë ka subjekte të politikës siç është PD e cila konfirmon se ka kapur përfaqësues të PS që kanë shpërndarë kamera në formën e stilolapsit, ua japin votuesve.”

Janes Lenarcic: “Ne gjatë ditës do mbledhim informacione në lidhje me procesin e votimit dhe pastaj në fund të ditës do bëjmë analizime dhe do bëjmë verifikime se sa të besueshme janë këto informacione dhe pastaj do japim një vlerësim nesër.”

Gazetare: “Ka disa subjekte politike të në podet e tyre ku dalin dhe prezantojnë ecurinë e procesit mbajnë dhe numrin e tyre të votimit, është rasti i PS që kanë numrin 33. A është kjo nga pikëpamja ligjore e lejueshme?”

Janes Lenarcic: “Siç ju thash dhe më përpara unë nuk mund të bëj asnjë koment në lidhje me ato zhvillimet e sotme, por duhet të përfundojë dita dhe pastaj nesër do dalim me një raport paraprak. Duhet të jap dhe arsyen, ne në gjithë Shqipërinë kemi shpërndarë 400 vëzhgues dhe gjatë gjithë ditës ne mbledhin informacione edhe na zyrat tona atje dhe pastaj pas kësaj ne do arrijmë njëfarë vlerësimi.”/tvklan.al