Bamir Topi: “Ju vetë po kontribuoni që këto mesazhe të përcillen, që klima të jetë e qetë dhe që ne të realizojmë ndoshta për herë të parë në historinë e tranzicionit shqiptar zgjedhje të lira, korrekte, transparente, të pakontestuara dhe të ecim të qetë në administrimin e vullnetit popullit që bëhet nëpërmjet dhe gjitha institucioneve që dalin nga parlamenti.”
John Withers: “Dua të shpreh mbështetjen time për mesazhin e madh dhe të fuqishëm që presidenti Topi dha për të gjithë votuesit dhe qytetarët shqiptar. Sot është një kohë jo shumë e mirë, por ne dëshirojmë të jetë shumë e bukur për demokracinë shqiptare. Kushdo që ka të drejtën për të votuar duhet të shkojë të votojë. Njerëzit nuk duhet ti nënshtrohen asnjë presioni nga asnjë grup, por duhet të votohen me ndërgjegjen e tyre. Duhet të votojnë në qetësi dhe të jenë të duruar për rezultatet e zgjedhjeve. Numërimi mund të kërkojë kohë dhe qytetarët nuk duhet të hamendësojnë, por të presin rezultatin. Të gjithë partitë ose subjektet e përfshira në këtë proces respektojnë ligjin dhe standardet ndërkombëtare, por ajo që është më e rëndësishme është që këto zgjedhje të jenë të lira, të ndershme dhe transparente.”/tvklan.al