Që në nisje të fjalës së tij në Asamblenë e PS, Kryeministri Edi Rama deklaroi se deputetët e PS që kanë 1 mandat deputeti, ata që do të kenë detyra tepër specifike dhe gjithë të rinjtë që do t’i bashkohen partisë, do të futen në listat e mbyllura.

Gjithë pjesa tjetër e deputetëve me më shumë se 1 mandat, do të jenë në garë të hapur në popull.

“Sot hapim një kapitull të ri të jetës së kësaj familje nga ky stacion ku do përmbyllim proceset  e brendshme zgjedhore duke ngarkuar edhe ekipin e ri drejtues, do nisemi drejt përballjes për mandatin e 4 qeverisë të PS. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë e re përfaqësuese PS2030 për Shqipërinë 2030. Pjesëtarë duhet të jetë 187. 140 prej tyre në listën e votimit për garën e hapur për garën në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Më e mira është që deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar dhe drejtuesit e qarqeve, të jenë në garë të hapur si gjithë të tjerët, ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre të cilët do kenë detyra specifike, si për shembull Sekretari i Përgjithshëm, në kushtet kur do jetë edhe hera e parë në zgjedhje e shqiptarëve jashtë atdheut. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do të jenë deputetë me vetëm 1 mandat dhe të rinj e të reja që do fitojnë vendin në atë listë duke spikatur nga sot deri në shkurt”, deklaroi ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al