Çdo qytetar që aplikon për letërnjoftim në këtë bashki, ku ka zgjedhje të pjesshme në datën 4 Gusht, para datës 1 Gusht, do të mund të tërheqë letërnjoftimin e ri deri në 3 Gusht, pra nuk do të presin 2 javë.
Ministri i Brendshëm Taulant teksa ishte në zyrat e “IdentiTek”, ku u njoh nga afër me masat e marra për lehtësimin e procesit pasi tashmë shërbimet ofrohen edhe ditëve të shtuna, ndërsa për rastet e përshpejtuara, aplikimi mund të bëhet në të gjithë vendin, pavarësisht vendbanimit.
Këto ndryshime kanë për qëllim t’ua lehtësojnë procedurën shtetasve që punojnë e jetojnë jashtë vendit dhe janë kthyer në atdhe për pushime. Ministri Balla vlerësoi angazhimin e kompanisë “IdentiTek” dhe stafit në këto ditë të nxehta vere.
Për bashkëatdhetarët që kthehen për pushime, “IdentiTek” do të shërbejë edhe të shtunave për tre javët e para të Gushtit. Aplikimi me kupon të përshpejtuar ku është rivonim dokumenti mund të bëhet në çdo zyrë në të gjithë vendin.
Pra nëse gjendjen civile p.sh. e ke në Shkodër, por ndërkohë po kalon pushimet në Vlorë, mund ta bësh pasaportën direkt aty ku ndodhesh. Kjo nuk vlen vetëm për shtetasit që pajisen për herë të parë me dokument./tvklan.al