Kështu do të duket fletëvotimi për zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit në Kosovë. Dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit është miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kjo i ka hapur rrugën procesit të votimit për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës e që do të nisë nga 9 Janari.
Numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës është rreth 105 mijë. Në këtë mbledhje nuk ka kaluar rekomandimi për ndarjen e mjeteve për subjektet politike.
Numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 9 Shkurtit në Kosovë është mbi 2 milionë e 75 mijë.
Tv Klan