Dy do të jenë hartuesit e testit të letërsisë që do të përzgjidhen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, të mërkurën një ditë para ngujimit të tyre në mjediset e AVA-s.
Hartuesit e testit të letërsisë për Maturën Shtetërore të këtij viti janë mësues dhe nuk kanë konflikt interesi.
Ata do të përzgjedhin 25 pyetje të ndryshme nga 250 që janë tashmë gati për pesë teste që do t’u jepen maturantëve në datën 2 Qershor.
Fatmir Sejdini: “Do të jenë mësuesit më të mirë ose drejtuesit më të mirë po të fushës së letërsisë dhe ndryshimi sivjet është ky. Ndonëse vjet edhe më parë, tre vjet më parë në hartimin e testit merrte pjesë dhe punonjësi specialist i AVA-s tani është detyrë e këtij grupi prej dy vetësh që quhet përgjegjës për testin përfundimtar, dy persona që bëjnë testin sipas porosisë të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe AVA, lidhur me atë profil që ka arsimi i mesëm. Ky grup prej dy vetësh nuk miraton vetëm një tezë, por harton tezë për, tre për gjimnazin, i përgjithshëm, shoqëror, shkencor, për shkollat sportive dhe shkollat teknike, pra janë rreth 5 ose 6 teste që…”.
Së bashku me hartuesit e testit të ngujuar do të jetë edhe një staf ndihmës prej 18 personash.
Në masa të rrepta sigurie ata do të qëndrojnë të mbyllur deri në momentin që do të nisë provimi i maturës./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami