Një këngëtar gjerman është zhdukur në brigjet e Kanadasë, pasi është hedhur nga bordi i anijes në të cilën po shëtiste.

Sipas mediave gjermane, Daniel Kueblboeck rezulton i humbur që prej mëngjesit të së dielës kur u pa për herë të fundit në Newfoundland, Kanada. Roja bregdetare është duke kërkuar për këngëtarin.

Dëshmitarët okularë pohuan se kanë parë Kueblboeckin të hidhej nga kuverta e anijes rreth orës 6 të mëngjesit.

Anija u kthye menjëherë pas njoftimeve dhe helikopterët e rojes bregdetare filluan ta kërkonin. 33-vjeçari u bë i famshëm në Gjermani si konkurent i

“Gjermania po kërkon një superstar

”, në vitin 2003.

/tvklan.al