Ekipet e shpëtimit po kërkojnë një nga njerëzit më të pasur të Gjermanisë, i cili ka humbur, pasi kishte shkuar për ski në malin Matterhorn, në Alpet Zviceriane, fundjavën e kaluar.
Karl-Erivan Haub, trashëgimtar i një zinxhiri supermarketesh Tengelmann, nuk u kthye më. Një zëdhënës i Tengelmann konfirmoi të mërkurën se kanë nisur kërkimet, për zhdukjen e tij.
58-vjeçari zotëron marka të ndryshme të supermarkeve në Gjermani dhe Evropën Qendrore.
Në një letër të botuar në gazetën gjermane
Handelsblatt
, vëllai i tij, Christian Haub, tha se ai ishte një skiator dhe alpinist me përvojë.
Ai tha se ende shpresonte që vëllai i tij do të gjendet, por familja Haub, një nga më të pasurat e Gjermanisë, ishte “përgatitur” për lajme të këqija.
/tvklan.al