Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka shpallur edhe këtë vit konkursin kombëtarë të letërsisë “Penda e Artë” dhe “Penda e Argjendë “ 2002. Ky konkurs i kthyer tashmë në një nga aktivitet më të rëndësishme të fundvitit edhe kësaj here synon të vlerësojë me cmime veprat më të mira të letërsisë dhe kulturës kombëtare të botuara gjatë vitit 2001.

Kësaj here juria që do të përzgjedh librat më të mirë është e përberë nga 5 specialistë të letërsisë përfshirë edhe një prej specialistve të Ministrisë së Kulturës. Kjo juri do të marrë në konsideratë propozimet nga shtëpitë botuese dhe auorët si dhe reagimet e lexuesit të specializuar.Pranimet e librave te cdo gjinie janë të hapura deri në datën 20 Tetorë, pranë Ministrisë së Kulturës.

Këtë vit cmimet do të ndahen në këto zhanere, për “Penda e Argjendë” në prozë, poezi, kritikë, ese ose studim, përkthim nga gjuha e huaj në shqip dhe anasjelltas, letërsi për fëmijë dhe cmimi “Penda e Artë” këtë vit do të jepet për persona të gjallë ose jo dhe do ti dedikohet pikërisht tendencave moderne dhe emancipuese të autorëve të mëdhenjë që kanë luajtur një rol shumë të ndjeshëm në jetën shqiptare ./tvklan.al