Lajme Arkiva 2003

Ish gardianët e burgut 313 të larguar nga detyra rreth 1 muaj e gjysmë më parë do të qëndrojnë në burg pa afat. Gjyqtarja Majlinda Doga ka vendosur këtë masë sigurie ndaj Elvis Gjypit dhe Taulant Troplinit. Ata akuzohen se kanë grabitur me armë që nga muaji tetor i vitit të kaluar disa orkestrantë dasmash duke u marrë përveç parave edhe veglat muzikore.

Prokurori ka kërkuar të njëjtën masë që ka vendosur gjykata ndërsa mbrojtja e të pandehurve pretendon se në sallën e gjyqit janë paraqitur si provë vetëm uniformat dhe një palë kambale që përdornin të pandehurit gjatë kohës që punon në burgun 313.

Gjypi dhe Troplini nuk e pranuan akuzën. Ndërkohë që zhvillohet seanca disa orëshe për masën e sigurisë familjarja e një prej të pandehurve ka reaguar mjaft e tronditur pasi ka takuar të birin. Gruaja pretendon se komisariati i policisë numër 3 në tiranë ka ushtruar dhunë mbi të birin gjatë orëve që është mbajtur si i ndaluar në qeli.

 Nëna e të pandehurit: Kur e kam parë djalin ma kanë rrahur shumë. E kanë bërë me gjak në rajonin numër 3. Në qoftë se djali im ka bërë diçka mund të përgjigjet ashtu siç është ligji. Po të ma rrahin dhe të ma bëjnë me gjak se mezi e kam rritur. E kam rritur me gjak trupi, nuk e kam rritur me vjedhje. Nuk do ta lë me kaq se e kam fëmijë./tvklan.al