Java e parë e korrikut mbart lajmet e mira të fundit të qershorit. Në parashikimin javor për “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri shprehet se kjo javë favorizon përforcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve.

Një hapësirë e mirë gjendet edhe për financat që do të kenë burime afatgjata të ardhurash. Datat më të vështira të javës janë 2 dhe 3 korriku gjatë të cilave kërkohet maturi.

Chrysanthi Kalogeri: Edhe këtë javë kemi gjëra të mira. Datat 2-3 korrik janë dy ditë shumë të rëndësishme ku duhet të përforcojmë marrëdhëniet, bashkëpunimet emocionale. Veç çështjeve emocionale, erotike, favorizohen marrëdhëniet me njerëz më të mëdhenj në moshë, biseda serioze për të çuar marrëdhënien në një lidhje më të ngushtë, favorizohen edhe çështje ekonomike, financash që kanë të bëjnë me prona, bashkëpunime financiare që mund të jenë më afatgjata sepse Afërdita në Gaforre do të bëjë një lidhje harmonike me Saturnin në shenjën e Peshqve, por bisedimet, mënyra si do të  komunikojmë e mendojmë kërkon kujdes. Mërkuri bën një lidhje harmonike me Neptunin që tregon një frymëzim, sidomos për artistët por nëse duam të përdorim fjalën apo të firmosim, duhet të tregohemi të kujdesshëm. Evitoni pakujdesitë në datën 2, në datën duhet të tregohemi më të imtësishëm. Premtimet,  fjalët mund të jenë të bukura, por më të matura dhe në datën 3 mos u bëni kokëfortë, ziliqarë apo dyshues.

Muaji korrik gjithashtu do të ndikohet nga energjia e mirë. Astrologia rendit disa prej periudhave më të rëndësishme ku duhet të përqendrohet vëmendja jonë.

Chrysanthi Kalogeri: Një muaj shumë i mirë, emocional, me ndjenja, do të shprehemi, do të afrohemi me njerëzit më të dashur. Në pjesën e parë të tij mund të përforcojmë marrëdhënie personale, bashkëpunime profesionale dhe pozitat tona. Në mes të korrikut, në datat 14-15 kujdes me konfliktet, keqkuptimet, ekspozimin në situatat tensionuese dhe shpërthyese. Nga data 11 korrik Afërdita kalon në Luan dhe situata bëhet më erotike dhe e zjarrtë. Marsi kalon më 20 korrik në shenjën e Binjakëve kështu që këta të fundit, Virgjëresha, Peshqit dhe Shigjetari duhet të jenë të kujdesshëm. Një periudhë e mirë janë datat 19-27, ndërsa me hënën e re në datën 6 përforcojmë pozitat, me të plotën më 21 korrik mbyllim një kapitull, ndjekim intuitën, realizojmë ndryshime, i pranojmë nëse vijnë nga jashtë. Nga data 22-23 dielli kalon në Luan kështu që atmosfera bëhet më e zjarrtë, erotike, me dëshirë për të kaluar bukur dhe mund të përgatitemi për pushimet. Gjithnjë mund të gjejmë mënyrën për të gëzuar, mjafton të pranojmë sfidat e pengesat dhe të përshtatemi sepse ka disa gjëra që s’i ndryshojmë dot, ndaj duhet të ndryshojmë mendimin./tvklan.al