Arian Madhi: “Sot Shqipëria hedh një hap tjetër shumë të rëndësishëm në realizimin e ëndrrës shqiptare për tu bërë pjesë e familjes evropiane. Kryeministri Berisha paraqet sot në Pragë, presidencës çeke kërkesën për statusin e kandidatit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo kërkesë nuk është thjesht një akt formal, por shprehje e qartë e vullnetit të mazhorancës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian bazuar në reforma të qarta politike dhe realitete të pranuara nga Shtetet e Bashkimit Evropian dhe një Shqipëri ndryshe nga viti 2005.” /tvklan.al